DVP Kukës – Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim F. M., 45 vjeç, banues në Durrës, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 17.10.2018, shtetasi K. B., adiministrator i një subjekti për riparimin e fasadave, ka bërë kallëzim se e ka paguar paraprakisht 45-vjeçarin për punën që do bënte në këtë subjekt, por ai ka marrë shumë e parave dhe është larguar pa përmbushur detyrimet.
——-
Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Kukës arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, shtetasin F. R., 64 vjeç, banues në fshatin Kolesian, pasi në fshatin Nangë, duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me murin rrethues të një banese. Si pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja, shtetasja H. R.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.