DVP Korçë – Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, u bë ndalimi i shtetasit në kërkim I. R., 28 vjeç, banues në fshatin Griqan, Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 25.05.2021, e ka dënuar këtë shtetas me 10 ditë burg për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufijve”. Veprimet e mëtejshme, u kryen nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve pranë DVP-Korçë.
———-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, të shtetasit N. H., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka ushtruar dhunë psikologjike, në banesën e saj, ndaj ish-bashkëshortes shtetases V. L., 44 vjeçe, banuese në Korçë, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
———
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasit K. Ç., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 8, Korçë, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur.
———
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për veprën “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” për shtetasin R. K., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në afërsi të fshatit Pendavinj, Korçë, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor, për të ndaluar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.