DVP Fier/Sqarim

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media ku aludohet se Policia ka ndërhyrë në një qendër votimi në Njësinë Administrative Cakran, Fier sqarojmë se:
Strukturat e Policisë së Shtetit janë tërësisht të papërfshira dhe neutrale në këtë situatë.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht të garantojë rendin e sigurinë në territor, të parandalojë dhe reagojë me profesionalizëm në çdo situatë që cënon rendin e sigurinë, jetën dhe pronën e qytetarëve.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në nr. 112 apo Komisariatin Dixhital çdo paligjshmëri duke garantuar anonimat të plotë, reagim të mënjëhershëm e të paanashëm.