Lezhë – Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit A. H., 20 vjeç dhe M. P., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të automjetit tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. H. dhe pasagjer shtetasin M. P., është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 2 aparate celulare.
—-
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 36 vjeç, banues në fshatin Zejmen, Lezhë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.