Tiranë – Vihen në pranga 7 shtetas, dy prej tyre të shpallur në kërkim, dhe procedohen penalisht 12 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë u bë ekzekutimi i vendimit për ndalimin e shtetasit në kërkim Gj. K., 41 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
—-
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. N., 25 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. M., 37 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin F. (Xh). L., pasi në rrugën “Budi”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë për ushtrimin e kontrollit fizik, duke ushtruar dhunë ndaj tyre.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 21 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim E. G., 18 vjeç, pasi më datë 01.10.2021, dyshohet se ka vjedhur një pompë zhytëse në një firmë.
—-
Specialistët e Qarkullimit rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– M. S., 53 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur;
– R. A., 29 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, dhe gjatë tentativës për t’u larguar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një trafikndarës dhe barrierat mbrojtëse.
—-
Janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit:

-A. R., 30 vjeç; O. V., 19 vjeç; D. P., 26 vjeç; K. C., 20 vjeç dhe B. V., 28 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-M. D., 53 vjeçe, për veprat penale “Mashtrimi”; “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;

-G. G., 35 vjeç, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;

-A. H., 25 vjeç; B. D., 54 vjeç dhe A. H., 30 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”;

-A. S., 45 vjeç, për veprën penale “Vetëgjyqësia”;

-R. Ll., 64 vjeç, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
—-
Më datë 15.12.2021, shtetasja E. G., 34 vjeçe, ka kallëzuar se më datë 13.12.2021, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, bashkëshorti i saj, shtetasi D. K., 34 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.