Tiranë – Vihen në pranga 9 shtetas dhe procedohen penalisht 16 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. D., 36 vjeç, pasi në rrugën “Irfan Tomini”, duke qenë prezent në konfliktin e çastit ku humbi jetën shtetasi J. D., nuk ka kallëzuar krimin. Ndërkohë nga shërbimet e Policisë, vijon puna intensive për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të krimit, shtetasit A. S.
—-
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Gj., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. H., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetases G. D., 22 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
—-
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 46 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
—-
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. H. (M)., 26 vjeç, pasi duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, u konstatua jashtë banesës.
—-
Nga Specialisët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, u bë ekzekutimi i vendimit për shtetasin në kërkim K. Ç., 27 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me dy muaj burg për veprën penale “Vjedhja”
—-
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– B. Sh., 32 vjeç, pasi ka aksidentuar shtetasin T. B., i cili për pasojë ka humbur jetën.
– A. B., 60 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasin F. N., 28 vjeç, pasi në rrugën “Njazi Meka”, në lokalin ku është i punësuar, nga shërbimet e Policisë u konstatuan disa njësi qëndrore dhe monitorë, që shërbejnë për të luajtur lojëra fati.
—-
Janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për shtetasit:

– A. H., 51 vjeç; O. H., 26 vjeç dhe E. D., 37 vjeç, për veprën penale “Ndotja e ajrit”;
– E. S., 38 vjeç dhe F. K., 50 vjeç për veprën penale “Vjedhja”
– H. D., 16 vjeç dhe A. M., 21 vjeç, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”
– J. Sh., 30 vjeç dhe O. B., 16 vjeç për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”
– B. S., 34 vjeçe për veprën penale “Dhunimi i banesës”
– E. K., 30 vjeç; A. A., 40 vjeç; E. M., 35 vjeç; A. B., 24 vjeç dhe Sh. T., 36 vjeç, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”
—-
Me datë 14.12.2021, shtetasi E. T., ka kallëzuar se me datë 11.12.2021 është larguar dhe nuk është kthyer në banesë, bashkëshortja e tij, shtetasja L. H., 30 vjeçe .

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.