Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Fier – Plagosi me thikë 2 shtetas, kapet dhe arrestohet nga Policia 27-vjeçari. Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Fermë Çlirim një shtetas ka plagosur me thikë 2 vëllezër, menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë të cilët bënë identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin K. T., 27 vjeç, banues në Fermë Çlirim, Fier, pasi në fshatin Fermë Çlirim, Fier, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës( thikë) shtetasit D. S., 32 vjeç dhe E. S., 38 vjeç, banues në Fermë Çlirim, Fier, të cilët morën mjekim në Spitalin Rajonal Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 92 shtetas, konkretisht: 4 janë ndaluar, 28 janë arrestuar në flagrancë dhe 60 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 4 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshmne penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, me 3 të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuart 6 raste: 4 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Shkodër dhe 1 në Lezhë dhe 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, në Fier, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 8 raste, në Tiranë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 12 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 12 raste, 5 raste me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 7 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 5 raste të ndërtimit pa leje, me 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë arrestuar 3 shtetas, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, 1 në Fier dhe 2 në Vlorë.
Në Tiranë janë proceduar penalisht 3 shtetas, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”.
Në Vlorë janë proceduar penalisht 2 shtetas, për shkatërrim prone dhe 1 tjetër për “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Jnaë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”. Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Vetëgjyqësia”, 1 në Tiranë dhe 1 në Fier.
Në Shkodër dhe në Lezhë janë proceduar penalisht 2 shtetas, për “Fshehja e të ardhurave”.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 7 aksidente, me 14 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 7 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.