Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Durrës – Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndihmat”. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim specialistet e Hetimit Doganor. Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme medikamentesh kontrabandë. Vihet në pranga një punonjëse sociale e një institucioni privat për kujdesin ndaj të moshuarve, si dhe shpallet në kërkim shefi i Shërbimeve pranë Njesisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Lezhë. Në kuadër të luftës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kontrabandës u finalizua operacioni policor i koduar “Ndihmat”, në kuadër të të cilit u sekuestrua një sasi e konsiderueshme medikamentesh kontrabandë. Gjatë operacionit u arrestua shtetasja A. B., 56 vjeçe, lindur ne Mat dhe banuese në Itali, punonjëse sociale në një institucion privat për kujdesin ndaj të moshuarve në Itali. Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. P., 33 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë shef i Shërbimeve pranë Njesisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Lezhë. Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Fnanciar, në bashkëpunim me specialistët e Hetimit Doganor në Degën e Doganës Durrës, kanë ndaluar për kontroll një automjet brenda të cilit ndodheshin nje sasi medikamentesh mjekesore të ngarkuara në një depo për grumbullimin e ndihmave humanitare në Firence, Itali, me qëllim transportimin e tyre në Shqiperi, me pretendimin se janë ndihma humanitare për një shoqatë në qytetin e Lezhës. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasve A. B.dhe A. P., si te dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda me mallra të licensuara” dhe “Shpërdorim detyre”.
Korçë – Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojrave të fatit. Goditen 2 raste, vihen në pranga 3 shtetas, dy prej të cilëve pronarë të lokaleve ku ushtrohej ky lloj aktiviteti. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 3 celularë, që shërbenin për vendosjen e basteve sportive. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të cilët organizojnë lotari të palejuara, kanë ushtruar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, ku dyshohej se vijonte të ushtrohej ky aktiviteti i kundërligjshëm. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në lagjen nr. 13, Korçë, konkretisht në lokalet e marra në përdorim nga shtetasit D. Zh. dhe E. Sh., u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 aparate celularë, të cilët dyshohet se përdoreshin për vendosjen e basteve sportive. Në vijim të veprimeve të mëtejshme hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve D. Zh., 31 vjeç; E. Sh., 30 vjeç dhe V. L., 24 vjeç, banues në Korçë. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 58 shtetas, konkretisht: 4 janë ndaluar, 20 janë arrestuar në flagrancë dhe 34 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 4 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshmne penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, me 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuart 3 raste: 1 rast i “Kanosja”, në Tiranë dhe 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në korcë dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 5 raste, në Tiranë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 5 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 3 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 3 raste të ndërtimit pa leje, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për vjedhje të energjisë elektrike.
Në Korcë janë arrestuar 2 shtetas, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Në Tiranë është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”, dhe 1 shtetase tjetër për “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”
Në Vlorë janë proceduar penalisht 3 shtetas, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” dhe 1 tjetër për falsifikim dokumentesh.
Në Shkodër është proceduar penalisht 1 shtetas, për “Fshehja e të ardhurave”.
Në Elbasan është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Vetëgjyqësia”.
Në Lezhë është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 8 aksidente, me 9 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.