Nga specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Dibër, u bë arrestimi i shtetasit E.T., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën e fshatit Trebisht, Bulqizë, rreth orës 17.00, datë 08.12.2021, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin duke rënë nga një lartësi rreth 100 m, dhe për pasojë mbeti i lënduar rëndë drejtuesi i mjetit dhe humbi jetën shtetasi F. P., 17 vjeç, banues në Durrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.
_
U referuan materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ngjarje aksidentale, pasi shtetasi D. D., 31 vjeç, banues në Bulqizë, gjatë punës në një galeri kromi, është dëmtuar lehtë, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është larguar drejt banesës.