Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojrave të fatit.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat dhe Stacionin e Policisë Dimal konstatuan dy raste të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit online.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan shtetasit L.V., 53 vjeç, dhe F.K., 36 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, pasi gjatë kontrollit në ambjentet e lokalit në pronësi të shtetasit L.V u konstatua duke ushtruar aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online shtetasi F.K.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Dimal proceduan penalisht shtetasit A.K., 20 vjeç, V.B., 46 vjeç dhe D.P., 21 vjeç, banues në Dimal, pasi gjatë kontrollit në ambjentet e lokalit në pronësi të shtetasit A.K, u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online shtetasit V.B dhe D.P.
Në cilësinë e provës materiale u sekustruan 3 aparate celular, të cilët dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojrave të fatit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.