Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “ Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë ndalimi i shtetasit K. Ç., 26 vjeç banues në Theth.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër për këtë shtetas ka caktuar masën e sigurisë “Arres në burg”, pasi ky shtetas më datë 26.07.2021 ka plagosur me armë zjarri shtetasin G. D.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.