Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Morinë, Kukës – Policia Kufitare e Morinës evidenton dhe godet një rast të tentativës për të hyrë në teritorin shqiptar, me armë zjarri me vete. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Vihet në pranga drejtuesi i mjetit që i posedonte. Procedohet në gjendje të lirë dhe pasagjeri në mjet, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje. Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin K. N., 38 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar shtetasit K. N., një armë zjarri pistoletë, me fishekë. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, të shtetasit: K. N., 38 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, pasagjeri në mjet, shtetasi F. G., 30 vjeç, banues në Tiranë. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë – Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 4, për goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që ushtronte këtë veprimtari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, nëpërmjet lotarive sportive. Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi H. K., 39 vjeç, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në ambientet e lokalit në pronësi të tij, në rrugën “Ferit Xhajko”, të cilin e kishte vënë në dispozicion për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një aparaturë dekoder dhe një aparat celular që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit, si dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
DVP Fier – Mbante armë të ftohta me vete, vihet në pranga 20-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 20 vjeç, banues në Rromës, Mallakastër, pasi në një lokal në Levan, Fier, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjetën një thikë dhe një dorezë metalike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin V. Gj., 37 vjeç, banues në Lushnjë pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. U referuan materialet në Prokurorinë Lushnjë për shtetasin K. D., 38 vjeç, pasi ka kundërshtuar punonjësin e Policisë në Komisariatin e Policisë Lushnjë gjatë kryerjes së detyrës. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit: M. M., 18 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz” pa leje drejtimi, ka goditur një automjet të parkuar dhe është larguar nga vendngjarja; A. B., 49 vjeç, banues në Ballsh, pasi është kapur duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi. Në aksin rrugor Strum-Suk, një automjet tip “Volksëagen” është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin B. Sh., 28 vjeç, dhe më pas ka përplasur motomjetin tip “Honda”, me drejtuese shtetasen F. M., 61 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, dhe është larguar nga vendngjarja. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 206 shtetas, konkretisht: 9 janë ndaluar, 76 janë arrestuar në flagrancë dhe 121 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit, në gjithë territorin, gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 15 raste, konkretisht: 4 raste të “Kanosja”; 4 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” dhe 6 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e rëndë më dashje”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje, në të gjithë vendin, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 23 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.
Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 21 raste: 9 raste me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 9 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 12 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 11 raste të ndërtimit pa leje, në të gjithë vendin, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 10 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për shkatërrim prone dhe 2 të tjerë, për “Vetëgjyqësia”.
Janë proceduar penalisht 4 shtetas, për veprën penale “Mashtrimi”dhe 2 të tjerë, për “Fshehja e të ardhurave”.
Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.
Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas për “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit” dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Janë arrestuar në flagrancë 6 shtetas dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerë, për vepren penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.
Janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vedni i qëndrimit”.
Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për veprën penale “Përndjekja” dhe 1 tjetër, për “Braktisja e fëmijëve të mitur”.
Janë proceduar penalisht 4 shtetas dhe janë arrestuar në flagrancë 3 të tjerë, për falsifikim dokumentesh dhe letërnjoftimesh.
Është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe 1 tjetër për “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.
Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Janë arrestuar në flagrancë 23 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 7 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, kanë ndodhur 17 aksidente, me 2 viktima dhe 17 persona të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.