Tiranë – Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohen penalisht 5 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. D., 21 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin, nën efektin e lëndëve narkotike, dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. D., 18 vjeç, pasagjer në mjet, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. P., 50 vjeç, pasi ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e mjetit të tij.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 36 vjeç, pasi në rrugën “Sami Frashëri”, në një lokal, i ka vjedhur portofolin një shtetaseje.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë ndalimin e shtetasit në kërkim M. Gj., 26 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. M., 24 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes.
—-
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. M., 22 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasit A. M., 19 vjeç dhe R. B., 19 vjeç., pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte shtetasin L. Sh., 17 vjeç.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit:
– F. K., 27 vjeç, pasi është konstatuar duke kryer punime në banesë, pa lejen e organeve kompetente;
– S. L., 51 vjeç, pasi në rrugën “Emin Harizaj”, për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin T. (Dh). D., 32 vjeç.
—-
Janë referuar materialet në Prokurori dhe po punohet për shoqërimin e shtetasit F. Z., 56 vjeç, administrator në një firmë, pasi në rrugën “Peti”, në Sauk, ka ndotur ambientin duke hedhur mbetje produktesh të skaduara të firmës që administron.
—-
Janë referuar materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. G., 34 vjeç, pasi me anë të mashtrimit i ka marrë telefonin shtetasit F. Xh., 26 vjeç.
—-
Më datë 01.12.2021, gjatë natës, në rrugën “Bashkim Shkurti”, është vjedhur mjeti në pronësi të shtetasit E. H. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Më datë 01.12.2021, në rrugën “Fuat Toptani”, është vjedhur një shumë parash në banesën e shtetases F. I. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Më datë 01.12.2021, rreth orës 21:00, në rrugën “Myslym Shyri”, në një dyqan, një shtetas i mitur ka vjedhur një shumë parash. Punohet për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.