Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me sende të forta mes dy shtetasve, vihet në pranga 30-vjeçari i dënuar më parë në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe kanosjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë marrë informacion se në lagjen “Minatori”, po ndodhte një konflikt i ashpër mes dy shtetasve, menjëherë kanë oragnizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se për shkak të një konflikti për motive të dobëta shtetasi A. T., ka goditur me mjet të fortë prerës në trup shtetasin L. N., dhe më pas me automjet, e ka shtyrë të dëmtuarin që ndodhej në automjetin e tij dhe e ka përmbysur në rrugë duke i rrezikuar jetën.
Si rezultat i ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të policisë është bërë e mundur përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. T., 30 vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar më parë në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe kanosjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.