DVP Berat – Procedohen penalisht 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Goditet një tjetër rast i aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojrave të fatit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat, konstatuan një rast të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit online.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët proceduan shtetasit Gj.Q., 26 vjeç, L.H., 54 vjeç dhe G.H., 49 vjeç, banues në Dimal, pasi gjatë kontrollit në ambjentet e lokalit në pronësi të shtetasit Gj.Q u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online shtetasit L.H dhe G.H

Në cilësinë e provës materiale u sekustruan 3 aparate celular, të cilët dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojrave të fatit.
————–
Gjithashtu vijojnë kontrollet për parandalimin dhe evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Skrapar në kuadër të planit për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të territorit proceduan penalisht shtetasin S.Q., 62 vjeç, banues në Tiranë, (administrator subjekti), pasi në aksin rrugor Skrapar-Poliçan, në vendin e quajtur “Lëmi i Kiços”, u konstatua mjeti në pronësi të tij i ngarkuar me pllaka guri dekorative, pa dokumentacionin përkatës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.