Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 41 vjeç, banues në Çermë Porshk, Divjakë, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi motomjetin tip “Yamaha” është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin L. Z dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhunë në familje” shtetasin Xh. Dh., 27 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.