Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. Xh., 49 vjeç, banues në Tepelenë, pasi në Levan, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Citroen” ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka marë dëmtime të lehta.
K. D., 21 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në fshatin Barbullinjë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka përplasur shtetasin H. Gj., 78 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër proceduan penalisht për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës” shtetasit: G. M., 60 vjeç; N. L., 58 vjeç; B. H., 54 vjeç; J. H., 54 vjeç; K. J., 46 vjeç; R. H., 53 vjeç; L. H., 54 vjeç; A. I., 48 vjeç dhe A. N., 56 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në hyrjen kryesore të KPTHN-Ballsh, janë grumbulluar përpara uzinës bashkë me disa ish-punonjës të tjetë të kësaj uzine, dhe kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e brendshme të saj, duke dëmtuar derën kryesore.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.