Kavajë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Shëtitësi”

Zbardhen 5 vjedhje marketesh dhe minimarketesh, të ndodhura gjatë muajve të fundit në plazhin e Golemit.

Zbardhja pas një pune hetimore me metoda speciale të hetimit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shëtitësi”

Në pranga 18 – vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe arrestimin e autorëve, shërbimet e Policisë të Komisariatit Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune të bërë me metoda speciale të hetimit, organizuar dhe finalizuan operacionin “Shëtitësi”, ku u bë e mundur zbardhja e 5 rasteve të vjedhjes së marketeve dhe minimarketeve në zonën e plazhit të Golemit në Kavajë.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. L, 18 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas gjatë muajve të fundit në plazhin e Golemit ka vjedhur në 4 markete dhe 1 minimarket, vlera monetare, mallra ushqimorë dhe pije alkoolike e freskuese.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.