Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin në kërkim S. S., 34 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 16.04.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se në datën 03.11.2021, në bashkëpunim me shtetasin S. J., i ndaluar më herët nga Policia, kanë tentuar të marrin në makinë forcërisht shtetasin A. S.
Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u shpall në kërkim policor për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, “Pushtimi i tokës” dhe “Menaxhimi i mbetjeve”, administratori i një subjekti, shtetasi V. N., 49 vjeç, pasi në lagjen “4 Heronjtë”, në vendin e quajtur “Bregu i Orizit”, ka kryer gërmime në një sipërfaqe të konsiderueshme toke, pa lejen e organeve kompetente.
Gjithashtu, nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u proceduan penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasit K. M., 46 vjeç dhe S. H., 50 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pasi janë konstatuar duke kryer punime, pa leje nga organet kompetente.
——-
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë kapën dhe ndaluan shtetasin K. S.,23 vjeç, banues në Shëndëlli, Sarandë, i shpallur në kërkim policor për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.