Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”:
Fatbardh Buça, 37 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 20 muaj burg, pasi më datë 21.08.2018, ka vjedhur mallra në magazinën e firmës ku punonte.
…..
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim për veprën penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”:
D. Ll., 40 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 1 muaj burg, pasi nuk ka përmbushur detyrimin për ushqim ndaj fëmijës së tij të mitur.
Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi S. B., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
……….
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve ne mënyrë të parregullt”, shtetasin J. D., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.