DVP Berat – Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. M., 42 vjeç, banues në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.

——————-

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik filloi procedimi penal për shtetasit T. A., 32 vjeçe banuese në Tiranë dhe L. F., 30 vjeçe, banuese në Kuçovë, pasi nga kontrolli në subjektet e tyre u gjetën punonjës të pasiguruar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.