Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas tjetër, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.
Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim A. Gj., 32 vjeç, banues në fshatin Vilë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.
Ky shtetas, më datë 01.09.2021, në fshatin Bushtricë, dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin e ndaluar më parë O. D., i ka djegur shtetasit V. Gj., automjetin të cilin e kishte parkuar afër banesës.
——-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, shtetasin M. M., 32 vjeç, banues në qytetin Bajram Curri, sepse në fshatin Zic, ushtronte aktivitet në subjektin që e kishte çregjistruar në organet tatimore, duke fshehur të ardhurat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.