Procedohen penalisht edhe 3 shtetas të tjerë, për krime kundër mjedisit.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin e shtetasit E. A., 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi i shtetasit A. D., 28 vjeç, pasi nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një shumë parash një shtetaseje.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin e shtetasit E. Ç., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e shtetasve A. A., 25 vjeç dhe J. D., 40 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
—–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin S. T., 52 vjeç, pasi dyshohet se ka hedhur inerte në fshatin Petrelë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasit B. K., 51 vjeç dhe U. A., 47 vjeç, pasi dyshohet se kanë hedhur inerte të ndryshme pranë lumit të Tiranës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.