DVP Fier – Procedohen penalisht 4 shtetas për shpërdorim detyre

Vijon puna për dokumentimin e krimit mjedisor të ndodhur në kodrat e fshatit Zharrëz, Patos.
Procedohen penalisht 4 shtetas për shpërdorim detyre.
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme mbi arrestimin në flagrancë të shtetasit S. T. i cili u kap nga shërbimet e Policisë, duke gërmuar dhe shpërdoruar tokën për të ndërtuar në mënyrë të paligjshme, gjë që ka sjellë prishjen e strukturës së tokës, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasit:
A. G., 31 vjeç, banues në Patos, me detyrë Kryeinspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Patos.
Xh. C., 27 vjeç, banues në Patos, me detyrë Inspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Patos.
D. L., 63 vjeç, banues në Patos, me detyrë Inspektor Kontrolli i Territorit në IVMT në Bashkinë Patos.
L. P., 58 vjeçe, banuese në Patos, me detyrë Specialiste për Administrimin dhe Mbrojtjen e Tokës në Njesinë Administrative Zharrëz.
Këta shtetas nuk kanë kryer detyrën funksionale mbi parandalimin dhe marrjen e masave të veprimtarisë së paligjshme të ndryshimit të regjimit juridik të tokës nga ana e shtetasit S. T.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
——
-Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 34 vjeç, banues në Fier pasi drejtonte në gjendje të dehur automjetin tip “Benz”.
-Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. B., 48 vjeç, banues në Lushnjë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. L dhe për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja, shtetasja E. S., e cila pasi mori mjekim në spital u largua për në banesë.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” shtetasin H. S., 60 vjeç, banues në fshatin Kreshpan, Fier.
-Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi S. T., 61 vjeç, banues në Sheq Musalalaj, Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në manifestime të paligjshme”, shtetasit E. Sh., 43 vjeç, banues në Lushnjë, K. H., 23 vjeç, A. V., 41 vjeç, E. V., 36 vjeç, D. O., 34 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat, pasi ditën e djeshme në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut” kanë bllokuar kalimin e mjeteve për rreth 15 minuta dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.