Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme bënë ndalimin e shtetases L. Q, 23 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 1(një) muaj burg, për veprën penale “Prostitucioni”.
Specialistët në Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, bënë arrestimin e shtetasit A. D., 41 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin e shtetasit A.P., 27 vjeç, pasi duke thyer masën ë sigurisë “Arrest në shtëpi” u kap jashtë banese.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin e shtetasit B. L., 25 vjeç dhe proçeduan në gjendje të lirë shtetasin E. H., 30 vjeç pasi duke lëvizur me mjetin tip “Benz”nuk i janë bindur punonjësit të Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe gjatë shoqërimit kanë goditur punonjësit e policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin e shtetasit S. V., 20 vjeç pasi nga kontrolli fizik i ushtruar iu gjet e sekuestrua në cilësinë e proves materiale një armë e ftohtë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin e shtetasit A. R., 25 vjeç pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa lejen përkatëse.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor, bënë arrestimin e shtetasi R. R., 30 vjeç, pasi u konstatua në gjendje të dehur duke drejtuar mjetin e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.