Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin Th. H., për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, pasi dyshohet se ka vjedhur nën kërcënimin e një thike një shumë lekësh shtetasit A. M.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike” shtetasin S. M., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka goditur me grushta dhe sende të forta shtetasin A. K., si dhe ka prishur qetësinë publike.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.