DVP Fier – Arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

DVP Fier

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas për vepra të ndryshme penale, procedohen penalisht 3 të tjerë për fshehje të të ardhurave dhe mospagim të taksave dhe tatimeve.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale SHÇBA Fier u proceduan penalisht për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, shtetasit:
R. D., 55 vjeç, banues në Rrogozhinë;
K. B., 45 vjeç, banues në Tiranë;
R. Zh., 47 vjeç, banues në Gjirokastër.

Këta shtetas, janë ndaluar në Levan nga shërbimet e Policisë dhe të SHÇBA_së pas informacioneve të marra në rrugë operative se me kamionët e tyre transportonin mallra për të cilat nuk dispononin faturë tatimore.

U bë bllokimi i mallrave dhe i 3 kamionëve dhe është bashkëpunuar me Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Fier dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për hetimin e këtij rasti.

DVP Fier do të vazhdojë punën në bashkëpunim edhe me strukturat e tjera hetimore dhe ligjzbatuese me qëllim goditjen e ketij fenomeni dhe të personave që do të kryejnë veprimtari kriminale në këtë drejtim.
——–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 32 vjeç, banues në Fier pasi në lagjen “Liri Gero” dyshohet se ka vjedhur automjetin tip “Citroen” të shtetasit E. S.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin D. H., 41 vjeç, banues në Drenovë, Mallakastër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 37 vjeç, banues në Fier pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.