Durrës – Vihen në prangat e Policisë 2 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin A. Gj., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit u arrestua në flagrancë për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, shtetasi B. S., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në një lokal në lagjen Nr.17, Durrës, u konstatua duke organizuar dhe ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lotarive të palejuara (basteve sportive), me anë të aparatit celular.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimit proceduan penalisht për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, shtetasin E. M., 18 vjeç, banues në lagjen Nr.15, Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në mjetin e tij u gjet një pistoletë sportive.
…..
Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Plazh proceduan penalisht për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik” dhe “Mosbërja e shënimeve të detyrueshme”, shtetasin E. K., 46 vjeç, banues në lagjen Nr.13, Durrës, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke ushtruar aktivitetin në subjektin e tij, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.