Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
B. Ç., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi në Volorekë, Pogradec, ky shtetas duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorët shtetasit A. D., 54 vjeç, banues në Pogradec, i cili u transportua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë dhe J. T., 49 vjeç, banues në Tushemisht, i cili nuk kishte dëmtime trupore.
K. Q., 28 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, pasi ky shtetas në qytetin e Maliqit, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”, ka përplasur mjetin tip “Benz”, duke i shkaktuar dëme materiale.
F. M., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Çiflig, u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.
————-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, për shtetasit D. Sh., 40 vjeç, banues në Korçë; O. M., 37 vjeç, banues në fshatin Lubonjë, Korçë dhe M. M., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi këta shtetas në aksin rrugor Vithkuq-Voskopojë, pranë fshatit Voskop, Korçë, duke drejtuar mjetet e tyre respektive tip ATP “Benz”, u kapën duke transportuar sasi me dru zjarri, të llojit ah, pa lejet përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.