Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. Q, 36 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasit B. Q dhe B. Q, pasi në fshatin Tujan, për motive të dobëta, kanë goditur me grushta shtetasin G. H.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë ndalimi i shtetasit F. B, 33 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. Z, 40 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M, 24 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatit të tij.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
V. D, 64 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
A. D, 41 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.