Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Berat – Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Si rezultat i kontrolleve janë goditur dy raste të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit online. Procedohen penalisht 3 shtetas që ushtronin këtë veprimtari. Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik, kanë konstatuar dy raste të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit online. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët proceduan penalisht shtetasit G. C., 52 vjeç dhe N. K., 51 vjeçe, të dy banues në lagjen “Uznovë”, Berat, pasi gjatë kontrollit në ambientet e lokalit në pronësi të shtetases N. K, u konstatua se ushtronte aktivitetin e lojërave të fatit, loto sporti online, shtetasi G. C.; G. Gj., 32 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Berat, pasi gjatë kontrollit në lagjen “Kushtrim”, Berat në lokalin Bar-Kafe, i paregjistruar si subjekt tregtar, ushtronte aktivitetin e lojërave të fatit, loto sporti online. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 aparate celularë, të cilët dyshohet se shërbenin për vendosjen e lotove të sportit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.
DVP Lezhë – Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun Lezhë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Si rezultat i kontrolleve janë goditur 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Vihen në pranga 2 shtetas, posedues të lëndës narkotike, si dhe procedohet penalisht 1 tjetër shtetas. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për shtetas që qarkullonin me automjete dhe shpërndanin lëndë narkotike në doza, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Patokut” , Kurbin, shërbimet e Policisë Kurbin kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e mjetit të dyshuar, me drejtues shtetasin L. L. Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kurbin, në Mamurras, kanë lokalizuar mjetin tjetër të dyshuar, me drejtues shtetasin A. Gj. dhe pasagjer shtetasin A. Gj. Pasi kanë bërë ndalimin e automjetit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se pasagjeri në këtë mjet ka hedhur nga dritarja një qese që përmbante doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: L. L., 25 vjeç, banues në Tiranë dhe A. Gj., 34 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. Gj., për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të urdhrit të punonjësit të Policisë”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 63 shtetas, konkretisht: 7 janë ndaluar, 13 janë arrestuar në flagrancë dhe 43 po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 8 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 4 raste: 3 raste të “Kanosja”, 2 në Durrës dhe 1 në Korçë; 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje”, në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 3 raste, 1 në Korçë dhe 1 në Vlorë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë, 2 në Durrës, ku autori procedohet ën gjendje të lirë. Janë plotësuar 5 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 12 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 4 raste të ndërtimit pa leje, 1 në Vlorë, ku autori është arrestuar në flagrancë; 1 në Tiranë dhe 2 në Shkodër, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 1 autor të shpallur në kërkim.
Në Tiranë është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Mashtrimi” dhe 1 tjetër, për “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Në Elbasan është proceduar penalisht 2 shtetas, 1 për “Fshehja e të ardhurave”.
Janë evidentuar 3 raste të “Organizimi i lotarive të palejuara”, 2 në Berat, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, 1 në Fier, ku autori është ndaluar.
Në Durrës është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për “Pushtim toke”.
Janë proceduar penalisht 3 shtetas, 1 në Lezhë, 1 në Gjirokastër dhe 1 në Shkodër.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, 1 në Vlorë dhe 1 në Kukës.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 9 raste aksidentesh, me 9 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë proceduar penalisht 4 drejtues mjetesh dhe është arrestuar në flagrancë 1 tjetër, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, 1 në Durrës dhe 1 në Fier.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.