Berat – Goditen dy raste të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i kontrolleve janë goditur dy raste të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit online.

Procedohen penalisht 3 shtetas që ushtronin këtë veprimtari.

Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik, kanë konstatuar dy raste të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit online.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët proceduan penalisht shtetasit G.C., 52 vjeç dhe N.K., 51 vjeçe, të dy banues në lagjen “Uznovë”, Berat, pasi gjatë kontrollit në ambientet e lokalit në pronësi të shtetases N.K, u konstatua se ushtronte aktivitetin e lojërave të fatit, lloto sporti online, shtetasi G.C.

G.Gj., 32 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Berat, pasi gjatë kontrollit në lagjen “Kushtrim”, Berat në lokalin Bar-Kafe, i paregjistruar si subjekt tregtar, ushtronte aktivitetin e lojërave të fatit, loto sporti online.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 aparate celularë, të cilët dyshohet se shërbenin për vendosjen e lotove të sportit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.