Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Rrugore të Autostradës Kalimash-Morinë, kanë vijuar kontrollet në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë emigrantëve të paligjshëm, për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së. Si rezultat i kontrolleve u arrestua në flagrancë shtetasi K. S., 19 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin e tij tip “Hyundai”, emigrantë të paligjshëm, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
———
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë automjetin në gjendje të dehur ose në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin J. M., 53 vjeç, banues në Kukës.
Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Kukës-Uzinë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në masën 0.74 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.