Vijojnë kontrollet, në bashkëpunim me OSHEE-në, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së energjisë elektrike.
Evidentohen 25 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, procedohen penalisht 13 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë.
Gjithashtu, vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për vjedhje të energjisë elektrike.
Strukturat e Policisë së Shtetit, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike, gjatë kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në, kanë evidentuar 25 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, në të gjithë vendin.
Në përfundim të veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë proceduar shtetasit që kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesa apo ambiente të tjera, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike, konkretisht:
DVP Vlorë/Nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u shpall në kërkim shtetasi E. A., pasi në pallatin në pronësi të tij janë konstatuar 6 lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në 6 apartamente të ndryshme.
DVP Tiranë/Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatet Nr. 1, 4 dhe 5 arrestuan në flagrancë shtetasit G. B., V. Ll. dhe Z. F., proceduan penalisht shtetasin F. B. dhe shpallën në kërkim shtetasin I. Ç.
DVP Dibër/Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat arrestuan në flagrancë shtetasit B. G. dhe H. D., si dhe proceduan penalisht shtetasin Xh. D. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër proceduan penalisht shtetasit T. D. dhe E. D.
DVP Gjirokastër/Nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u proceduan penalisht shtetasit M. B., V. M., H. M., B. I. dhe F. M.
DVP Shkodër/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe u procedua penalisht shtetasi Y. U.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin u proceduan penalisht shtetasit P. P. dhe Gj. T.
Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë u procedua penalisht shtetasi S. L.
Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit është ndaluar shtetasi S. D., i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 6 Tiranë, më datë 14.10.2021, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.
Strukturat e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.