Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të operacionit “Perimetri”, bënë ndalimin e shtetases në kërkim K. B., 35 vjeçe, banuese në Libonik, Maliq dhe shpallën në kërkim shtetasin K. B., 35 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, Maliq, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka caktuar për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Ndihma per kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim.
———–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve F. S., 38 vjeç dhe V. B., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr. 10, Korçë, kanë vjedhur derën e përbashkët të një hyrjeje pallati. Nga veprimet e mëtejshme hetimore të kryera rezulton se shtetasi V. B., është autori i dyshuar edhe i tre vjedhjeve të tjera konkretisht:
Më datë 02.09.2021, në bashkëpunim me një person tjetër, ka vjedhur 6.000 lekë, tek arka e hedhjes së kontributeve në Kishën “Ringjallja e Krishtit”, Korçë.
Më datë 07.10.2021, në lagjen nr. 17, Korçë, ka vjedhur sende metalike dhe kabuj elektrikë.
Më datë 13.10.2021, në lagjen nr. 3, Korçë, në bashkëpunim me shtetasin E. Z.(i arrestuar më parë) ka vjedhur një objekt antik prej bakri me vlerë 30.000 lekë, në banesën e shtetases M. A.
———–
Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit T. A., 28 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, pasi në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Hudënisht, u kap duke drejtuar mjetin tip “Renault”, në gjendje të dehur dhe pa lejë drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.