Vlorë – Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve

Sekuestrohet 1 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, vihet në pranga poseduesi.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra për një shtetas që posedonte lëndë narkotike, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit L. Ll., në fshatin Mazhar, Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Ll., 58 vjeç, banues në fshatin Mazhar.
– – – – –
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë shpallën në kërkim shtetasin K. Q., 21 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr.2, Sarandë, ka vjedhur me dhunë dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë), një aparat celular, në dyqanin e shtetasit F. D. Punohet për kapjen e tij.
– – – – –
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. G., 53 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.