Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Port, Durrës – Finalizohet operacioni policor i koduar “Pritësi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kalimit të paligjshëm të kufirit dhe falsifikimit të dokumenteve. Operacioni i zhvilluar nga Policia Kufitare në Portin e Durrësit, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër. Sekuestrohen viza turistike të dyshuara të falsifikuara. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumenteve dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, si rezultat dhe i masave të shtuara, shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Pritësi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. H., shtetas gjerman, për veprat penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave”; A. A., 58 vjeç, shtetas palestinez, M. H., 33 vjeç, M. K., 46 vjeç, shtetas sirian, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave”. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja R. F., 37 vjeçe, shtetase siriane, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave”. Këta shtetas kanë tentuar të kalojnë kufirin duke përdorur viza turistike gjermane të dyshuara të falsifikuara, me anë të ndihmës së shtetasit A. H., në Pikën e Kalimit Kufitar Porti i Durrësit, në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
DVP Durrës – Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 40-vjeçari i dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tirana, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Italisë, të shtetasit Blerim (Bekim) Troca, 40 vjeç, banues në Shijak, Durrës. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Santa Maria Capua, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Tiranë/Informacion paraprak – Më datë 24.10.2021, shtetasi S. H. ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr.5, se më datë 20.10.2021, rreth ora 23:00, është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi R. H., 43 vjeç, banues në Paskuqan, dhe prej asaj kohe nuk kanë pasur më kontakt me të. Punohet për gjetjen e tij.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 248 shtetas, konkretisht: 17 janë ndaluar, 83 janë arrestuar në flagrancë dhe 148 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 12 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 20 raste, me 24 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 13 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit, në gjithë territorin, gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 15 raste, konkretisht: 4 raste të “Kanosja”; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” dhe 8 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Vrasja”, ku po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 11 raste të dhunës në familje, në të gjithë vendin, me 6 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 15 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.
Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 29 raste: 5 raste me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 24 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 18 raste të ndërtimit pa leje, në të gjithë vendin, me 1 autor të arrestuar dhe 20 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 31 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 26 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Mashtrimi”dhe 2 për “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”.
Janë evidentuar 4 raste të “Fshehja e të ardhurave”, me 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas, për veprën penale ‘Falsifikimi i letërnjoftimeve”, dhe janë proceduar penalisht 7 të tjerë, për “Falsifikimi i dokumenteve”. Gjithashtu janë provuar penalisht 2 shtetas, për falsifikim monedhash.
Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, 4 për veprën penale “Pushtim toke”, 2 për “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe 1 për “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.
Janë proceduar penalisht 5 shtetas, për veprën penale “mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.
Është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Përndjekja”.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Vetëgjyqësia” dhe 3 për “Shkatërrim prone”.
Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Janë arrestuar në flagrancë 20 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 5 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, kanë ndodhur 14 aksidente, me 20 persona të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.