Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Vihen në prangat e Policisë 3 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, ndaluan shtetasin L. K., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.
Pasi me datë 10.07.2021, në vendin e quajtur lagja “Mirdita” pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. K., ka plagosur në këmbë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin T. P., 44 vjeç, banues lagja Nr.15, Durrës.
……
Specialistët e Qarkullimit Rrugorë në DVP Durrës arrestuan 2 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë”, shtetasit ;
S. M., 25 vjeç, banues në lagjen Nr.8, Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi.
F. M., 59 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, ka humbur kontrrollin dhe ka dalë jashtë rruge, si pasojë është lënduar vetë drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja (vajza e tij), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.