Vlorë/Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës

Vodhën në një banesë në qytetin e Vlorës, kapen dhe arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, pas njoftimit të marrë se në lagjen “Rilindja”, Vlorë, po vidhej në një banesë, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, arrestuan në flagrancë dy autorët e dyshuar, shtetasit:

Sh. H., 23 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe J. D., 33 vjeç, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municionit“.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë orëve të para të mëngjesit, në lagjen “Rilindja”, Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit G. S., sende me vlerë dhe dy aparate celular.

Në cilësinë e provës materiale, Policia ka sekuestruar sendet e vjedhura, mjetet që përdornin këta shtetas për realizimin e vjedhjeve, si dhe disa fishekë luftarak, të cilët iu gjetën shtetasit J. D., gjatë kontrollit fizik.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të kryera nga këta shtetas.

 Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

– – – – –
Himarë/Informacion paraprak

Më datë 22.10.2021, në oborrin e banesës së shtetases I. B., 67 vjeçe, banuese në Dhërmi, është gjetur dhe sekuestruar 1 predhë fisheku luftarak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.