DVP Vlorë – Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Xh., 38 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, u gjeten dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasit:

-L. M., 43 vjeç, banues në Ksamil, mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Skenderbeu”, duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur ka aksidentuar shtetasin A. K, i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

-A. V., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.