Vlorë/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit dhe Pronës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin A. Xh. alias R. R. alias E. R., 40 vjeç, banues në fshatin Tragjas, Orikum, i shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, pasi dyshohet se ka kanosur dhe shantazhuar një shtetase, me qëllim përfitimin e një shume parash prej saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë ndaluan shtetasin në kërkim J. K., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u arrestua shtetasi D. M., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka vjedhur orendi shtëpiake dhe një aparat celular në banesën e shtetasit I. G., në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi D. L., 25 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.