DVP Vlorë
Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë, u bë ekzekutimi i vendimit të datës 16.10.2021, i Gjykates së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasin K. T., 33 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”. Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës, në Tiranë, shtetasit K. T, i është gjetur një shumë parash prej 65.000 Euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, arrestua në flagrancë shtetasi G. K., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.