DVP Korçë – Arrestohet në flagrancë 1 drejtues mjeti, procedohet penalisht 1 tjetër

DVP Korçë

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasit G. T., 47 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, pasi pranë kryqëzimit të fshatit Bulgarec, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur.
———-
Në vijim të informacionit paraprak datë 07.10.2021, i cili bën fjalë për një aksident rrugor, strukturat e lartpërmendura, filluan procedimin penal për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ndaj shtetasit K. G., 42 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, pasi në segmentin rrugor Grunjas-Kakaç, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë marrë dëmtime pasagjerja, shtetasja Xh. H., 29 vjeçe, banuese në fshatin Shqitas, Maliq, e cila gjatë transportimit për mjekim më të specializuar në Tiranë, ka ndërruar jetë, si edhe drejtuesi i mjetit K. G., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.