Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tiranë – Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H, 45 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u konstatua jashtë banesës. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së tij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një peshore elektronike. Po nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit U. C, 41 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u konstatua jashtë banesës. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasit N. L, 47 vjeç, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. C, 29 vjeç, pasi në fshatin Fushë-Domje, duke ecur indietro me mjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin G. L, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: B. M, 17 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi ka përplasur dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes mjetin me drejtues shtetasin G. K. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. H, pasagjere në mjetin me drejtues G. K, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve; E. P, 44 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur; N. M, 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Më datë 06.10.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A. L, 35 vjeç, pasi në Kamëz, në bulevardin “Nënë Tereza”, duke drejtuar tej normave të shpejtësisë të lejuara dhe pa leje drejtimi mjetin tip “BMV” i është bërë shenjë ndalimi dhe në kohën që i janë kërkuar dokumentet, ka braktisur mjetin dhe është larguar. Më datë 06.10.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin N. M, 40 vjeç, sepse në fshatin Peqinaj, duke pastruar barishtet me anë të zjarrit, për shkak të erës, zjarri është përhapur dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe ullinjsh dhe një banesë e vjetër e pabanuar. Më datë 06.10.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasve, N. L, V. K, A. G dhe E. K, pasi në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, kanë bërë bllokimin në mënyrë të paligjshme të rrugës, duke penguar qarkullimin e mjeteve, të identifikuar si pjesëmarrës dhe organizatorë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 67 shtetas, konkretisht: 4 janë ndaluar, 19 janë arrestuar në flagrancë dhe 44 po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 6 raste: 2 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë dhe 1 në Lezhë; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë dhe 1 në Fier; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Tiranë dhe 1 në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 2 raste, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 11 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 7 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 2 raste të ndërtimit pa leje, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në Elbasan janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.
Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për veprën penale “Mashtrimi”, në Tiranë. Gjithashtu janë proceduar penalisht 3 shtetas, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë dhe 1 për “Fshehja e të ardhurave”.
Në Vlorë është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe 1 tjetër, për shkatërrim prone.
Janë proceduar penalisht 4 shtetas, për shkatërrim prone me zjarr, 1 në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Elbasan.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, 1 në Durrës dhe 1 në Korçë.
Në Durrës është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për falsifikim dokumentesh, dhe ësjtë proceduar penalisht 1 tjetër, për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Janë proceduar penalisht 5 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 raste aksidentesh, me 7 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.