Vlorë – Vihet në pranga një 26-vjeçar, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”

Vlorë/Vihet në pranga një 26-vjeçar, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. K., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi ky shtetas ka kryer veprime të dhunshme, ndaj mjekëve të poliklinikës në lagjen “Hajro Çakërri”.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.