DVP Korçë – Vihet në pranga një shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër, për vepra të ndryshme penale

DVP Korçë

Vihet në pranga një shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, të shtetasit L. Xh., 25 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar dhe më pas u kap nga Forcat Speciale “Shqiponjat” në lagjen nr. 17, Korçë, ku rezultoi në gjendje të dehur.
———–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, filluan procedimin penal për veprën “Prerja e paligjshme e pyjeve”, për shtetasin B. Ç., 42 vjeç, banues në fshatin Progër, Devoll, pasi në fshatin Rakickë, Devoll, ky shtetas u kap duke transportuar me mjetin tip furgon “Benz” 5 m sterë dru zjarri, pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.