HAPEN APLIKIMET PËR PRANIM NË NJË FUNKSION NDIHMËS NË QENDRËN E FURNIZIMIT MATERIALO-TEKNIK, NË POLICINË E SHTETIT

Hapen aplikimet për pranim në funksionin ndihmës në Policisë së Shtetit, Teknik armatimi, riparues dhe shofer karofiçine në Qendrën e Furnizimit Materialo-Teknik, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (punonjës administrativ, kategoria VI).

Aplikimet fillojnë më datë 27.09.2021 dhe përfundojnë më datë 08.10.2021.

Aplikimet bëhen pranë Zyrës së Personelit, në Qendrën e Furnizimit Materialo-Teknik, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Kriteret e pranimit në funksionin ndihmës, Teknik armatimi, riparues dhe shofer karofiçine në Qendrën e Furnizimit Materialo-Teknik, janë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil;
  3. Të ketë përfunduar arsimin e mesëm profesional;
  4. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  5. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
  6. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  1. Të ketë përvojë pune minimalisht 3 vjet në profesion;
  2. Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  3. Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B dhe C;
  4. Të jetë pajisur me vërtetimin e besueshmërisë;
  5. Të plotësojë kriteret e tjera të veçanta.

Kritere të veçanta:

Kritere të veçanta që duhet të plotësojë aplikanti për funksionin e veçantë Teknik armatimi, riparues dhe shofer karofiçine në Qendrën e Furnizimit Materialo-Teknik, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit” janë si më poshtë:

  1. Specialisti që do të rekrutohet për herë të parë duhet të ketë diplomë të nivelit të parë arsimi profesional – mekanik, shkollë e mesme industriale profil mekanik;
  2. Të ketë njohuri mbi përdorimin dhe mirëmbajtjen e armëve;
  3. Njohuri dhe aftësi  të mira kompjuterike;
  4. Aftësi për të prezantuar qartë e profesionalisht produktet dhe idetë e tij profesionale;
  5. Të ketë përvojë pune 3 vjet në profesion;
  6. Të ketë aftësi të punës në grup dhe aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi;

Aplikanti të paraqesë pranë Zyrës së Personelit, në Qendrën e Furnizimit Materialo-Teknik, dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Formularin e aplikimit tip (bashkëlidhur këtij urdhri);
  2. Fotokopje të kartës së identitetit;
  3. Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit të noterizuara, trajnimeve përkatëse;
  4. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B” dhe “C”;
  5. Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
  6. Certifikatë familjare;
  7. Vërtetim nga gjykata;
  8. Vërtetim nga prokuroria;
  9. Raport mjeko-ligjor;
  10. Fotokopje e librezës së punës;
  11. Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.

Punonjësi në funksionin e veçantë, Teknik armatimi, riparues dhe shofer karofiçine në Qendrën e Furnizimit Materialo-Teknik, kryen këto detyra specifike:

  1. Asiston Shefin e Seksionit për hartimin e Programit Vjetor të punës për kontrollin dhe riparimin e armatimit.
  2. Kontrollon kompletimin e karoficinës në cdo kohë me pjesë këmbimi dhe për mungesat merr masa për kompletim.
  3. Përgatit dhe merr masa për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik gjatë procesit të riparimit të armë
  4. Kryen veprime në sistemin elektronik të armatimit sipas përgjegjësive të
  5. Mban dhe axhornon regjistrin e riparimit të armëve në
  6. Kontrollon veprimet hyrje dalje të armëve që
  7. Mban pastër në cdo kohë abjentin e punës e cila është karoficina që mban pjesët e këmbimit dhe veglat e punë
  8. Kontrollon gjendjen teknike të armëve e pajisjeve. Merr masa për grumbullimin e atyre jashtë përdorimit, përgatit informacione mbi procedurat e përzgjedhjes e seleksionimit.

Procesi i konkurrimit përfshin:

  1. Jetëshkrimi i aplikantit:

Vlerësimi i arsimimit dhe trajnimeve të lidhura me veprimtarinë në fushën e aftësive në lidhje me teknikat dhe metodikat që zbatohen në fushën e kryerjes së riparimit, mirëmbajtjes së armatimit, si dhe referencat e punëdhënësve të mëparshëm (vlerësohet me 40 pikë);

  1.  Intervista:

Vlerësimi i njohurive dhe aftësive komunikuese, eksperiencë pune në lidhje me teknikat dhe metodikat që zbatohen në fushën e kryerjes së riparimit, mirëmbajtjes së armatimit, si dhe motivimin personal (vlerësohet me 60 pikë).

Në qoftë se asnjë kandidat nuk merr 70% të pikëve, Komisioni i Vlerësimit vendos përfundimin e konkurrimit pa asnjë fitues të përzgjedhur.