Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i akordon Certifikatë për Shërbime të Dalluara, zotit Beqir Kollçaku

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i akordon Certifikatë për Shërbime të Dalluara me motivacionin “Për merita te veçanta, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës në shërbim të Policisë së Shtetit”, zotit Beqir Kollçaku.
Me rastin e mbushjes se moshës për pension pleqërie, Drejtori i Përgjithshëm ka vlerësuar zotin Kollçaku, me Certifikatë për Shërbime të Dalluara, të cilën ia ka dorëzuar në një ceremoni, Drejtori i Antiterrorit Gledis Nano.
Z. Beqir Kollçaku ka shërbyer me përkushtim dhe ndershmëri në Forcat e Armatosura të Ministrisë së Mbrojtjes, si edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për një përiudhë prej 46 vitesh, së fundmi në shërbimet mbështetëse në Drejtorinë e Antiterrorit.
Z. Kollçaku ka falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm dhe Drejtorin e Antiterrorit, për vlerësimin, dhe ka theksuar se gjatë viteve të punës është përpjekur të japë një model sa më të mirë, duke bashkëpunuar me kolegët, në të gjitha detyrat që ka kryer.