Bulqizë
Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, arrestohet nga Policia 48-vjeçari.
Më datë 02.10.2021, rreth orës 17.00, shtetasi N. D., duke drejtuar automjetin e tij, në rrugën nacionale Shupenzë-Bulqizë, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe më pas ka braktisur automjetin.
Shtetasi N. D., është gjetur dhe shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, ku pas kryerjes së alkooltestit ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.79 mg/l, dhe i pa paisur me leje drejtimi.
Në përfundim të veprimeve hetimore nga specialistët e sektorit të Policisë Rrugore, në DVP Dibër, është bërë arrestimi i shtetasit N.D., 48 vjeç, banues në Bulqizë, dhe materialet procedurale në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.