Qarku Korçë – Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë për vepra të ndryshme penale

Qarku Korçë

Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, të shtetasit M. T., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi ditën e djeshme në lagjen nr. 9, Korçë, ky shtetas ka tentuar t’i vjedhë me dhunë çantën shtetases J. G., 77 vjeçe, banuese në Korçë.
————-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, të shtetasit K. G., 27 vjeç, banues në Maliq, pasi ky shtetas, në bllokun nr. 4, Maliq, ka vjedhur dy televizorë në banesën e shtetasit S. R., 53 vjeç.
————-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal për veprën “Falsifikimi i dokumenteve”, ndaj shtetasve I. R., 35 vjeç, banues në Minsk, Bjellorusi dhe G. D., 34 vjeç, banues në Moskë, Rusi, pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Tushemisht, në dalje të Republikës së Shqipërisë, këta shtetas kanë paraqitur certifikata të testit COVID-19, të dyshuara si të falsifikuara, të cilat nga verifikimet e kryera rezultoi se i kishin siguruar nëpërmjet internetit nga një laborator në Moskë, Rusi.
————-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Maliq dhe Devoll, filluan procedimin penal për veprën “Prerja e paligjshme e pyjeve” për shtetasit F. A., 31 vjeç, banues në Pogradec dhe T. D., 37 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi këta shtetas janë kapur nga shërbimet e policisë, respektivisht në afërsi të fshatit Novoselë, Maliq dhe kryqëzimit të fshatit Miras, Devoll, me dy mjete furgon tip “Benz”, duke transportuar sasi me lëndë drusore, pa leje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.